Arrestohet këshilltari i kryetarit të një komune të LSDM-së në Shkup, u kap me para në dorë

Ministria e brendshme pas një denoncimi të sotëm dhe hetimeve paraprake ka arrestuar sot në flagrancë këshilltarin e kryetarit të komunës së Shutkës, që vjen nga radhët e LSDM-së.

Siç mësohet jozyrtarisht nga INA, është arrestuar Suad Memedi, këshilltari i kryetarit të komunës së Shutkës, Kurto Dudush.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga mediat maqedonase të cilat kanë thënë se Memedi është arrestuar pasi që kishte kërkuar mito për legalizimin e një shtëpie, ndërsa policia e ka kapur me paratë, që paraprakisht ishin evidentuar. I ndaluari po mbahet në një stacion policor në
Shkup. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu