Nga MPB informojnë se është arrestuar Edmond Themelko, kryetari i komunës së Pustecit, pas të cilit ishte lëshuar fletarrest ndërkombëtar.
Ai ndodhet në stacion policor, prej ku, sipas procedurës, pritet të dërgohet në burgun e hetimeve Shkup, ku duhet të kalojë paraburgimin 30 ditësh.
Kryetari i komunës Pustec të Shqipërisë, është i akuzuar në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore.










