Arrestohet serbi i Pasjanit që tentonte të prishte minaren e xhamisë në Gjilan ! (Video)

E plotësuar: Një serb i Pasjanit i cili ka tentuar të dëmtojë sot minaren e xhamisë në fshatin Velekincë të Gjilanit, është arrestuar nga policia.

Klan Kosova kupton që Policia nuk po guxon ta largojë atë nga xhamia, për shkak se jashtë janë tubuar shqiptarë e serbë.

Synon ta shkatërrojë minaren e xhamisë në Velekincë, veç pse kishte shqiponjën në të (Video)

Pas faljes së namazit në xhaminë e Velekincës së Gjilanit, ka ndodhur një incident.

RTK raporton se një person ka tentuar ta shkatërrojë tërësisht minaren, sepse në të ishte shqiponja shqiptare dykrenëshe.

Sipas informatave, ai ishte serb.

Ndërkohë, Klan Kosova kupton se policia e zjarrëfikësit janë në vendin e ngjarje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu