Arrihet marrëveshja Ahmeti-Sela, ASH me 5 mandate të sigurta

ASH e Ziadin Selës dhe BDI e Ali Ahmetit kanë arritur marrëveshjen e koalicionimit për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhje me “Frontin Evropian”.

Lajmi bëhet i ditur nga TV21 duke u thirrur në burime partiake.

Siç bëhet e ditur, ASH-së i janë siguruar 5 mandate deputetësh në 4 njësi zgjedhore, ndërsa nënshkrimi i Marrëveshja do të ndodhë të shtunën.

Në njësinë zgjedhore 1 i takon vendi i 4-të, ku pritet si kandidat Naim Bajrami ose Zulfi Adili.

Në njësinë 2 po ashtu do i takoj vendi i 4-të, ku pritet të jetë Elmi Aziri.

Në njësinë 5, bartës liste do të jetë kreu i ASH-së, Ziadin Sela.

Në njësisë zgjedhore 6, ASH do ketë dy vende të sigurta për deputetë, 3 dhe 7 në listë, që me shumë gjasa do të jetë Ilire Dauti dhe Ilir Demiri, dhe një vend në pozitën e 10-të ose 11-të, mëson TV21./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu