Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore në Shqipëri

Mbrëmjen e sotme Këshilli politik ka arritur marrëveshjen mes palëve për Reformën zgjedhore. Mësohet se Këshilli Politik arriti dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve, ku palët pranojnë përfshirjen 100% të identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhje.

Kjo shihet si mundësia më e mirë për të ndaluar votimin në shumë se një herë. Palët zgjidhën edhe çështjen që mbajti pezull dakordësinë për 4 ditë, atë të përbërjes së komisioneve zgjedhore.

Burime bëjnë me dije se PS u tërhoq nga depolitizimi i administratës zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme. PS e mori këtë vendim të papritur, pasi PD kërkoi që administrata publike të jetë e përjashtuar sipas një formule të propozuar nga BE.

Mësohet se PD e pranoi në mëngjes këtë formulë për depolitizimin. Për zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të mbeten siç janë aktualisht.

Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ. Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu