Arrihet më në fund marrëveshja, Hazard lojtar i Realit

Është arritur më në fund marrëveshja për transferimin e Eden Hazard te Real Madrid Chelsea ka vendosur të pranojë ofertën e Real Madridin prej 100 milionë euro për transferimin e Eden Hazard në ‘Santiago Bernabeu’.

‘The Guardian’ shkruan se të dy klubet kanë arritur marrëveshjen, pas bisedimeve të gjata kur Chelsea kërkonte rreth 120 milionë euro, përcjell ‘lajmi.net’.

Hazard që i kishte mbetur vetëm edhe një vit kontratë me Chelsean, bëhet transferimi i tretë i Real Madridit, pas Eder Militao dhe Luka Joviq.

Belgu me kalimin te Real Madrid përmbushë ëndrrën e tij të madhe, për të luajtur në Bernabeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu