Arsenali mposht Bayernin në International Champions Cup

Tashmë ka startuar një ndër turnetë më të mirë të organizuar para fillimit të sezonit të ri të kampionateve evropiane – International Champions Cup.

Arsenali në takimin e parë të kësaj gare ka triumfuar për të rrëmbyer tri pikët e plota.

Në një ndeshje ku Unai Emery dhe Niko Kovac kanë bërë shumë zëvendësime dhe kanë testuar shumë lojtarë, rezultati si duket ishte në plan të dytë pasi që pjesa e parë përfundoi pa gola.

Të parët në epërsi erdhën londinezët, në saje të një autogoli të realizuar në të 49 minutë nga ana e të riut Louis Poznanski.

Sërish realizoi gol një lojtar i bavarezëve, por kësaj radhe për ta barazua rezultatin, të cilën gjë e arriti në të 71 minutë Robert Lewandowski.

Golin e fundit dhe të fitores për Topçintë e realizoi Eddie Nkietah, i cili mposhti portierin kundërshtar dy minuta para përfundimit të ndeshjes dhe kështu vulosi rezultatin përfundimtar 2-1.

Theksojmë se trajneri spanjoll bëri tetë zëvendësime gjersa kroati i kampionëve gjerman bëri 11 ndryshime.

Një pjesë të ndeshjes te Gunners u paraqitën edhe dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Pas kësaj, Arsenal zë pozitën e parë të renditjes tabelore me tri pikë gjersa Bayerni mbetet në të 11-tën me zero pikë.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu