Arsimi dual tashmë edhe në gjuhën shqipe

Nga shtatori i këtij viti në shkollën e mesme teknike në Gostivar do të formohen paralelet e para shqipe të arsimit dual, i cili paraqet një program të veçantë shkollimi të mesëm profesional që realizohet në bashkëpunim mes Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës dhe Shoqërisë aksionare për furnizim me energji elektrike – Shkup (EVN – Maqedoni) në rastin e Gostivarit. Lajmi për hapjen e paraleles në Shkollën e Mesme Teknike të Gostivarit u bë i ditur sot pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim mes MASH-it dhe EVN-së. Memorandumi, sikurse tha ministri Arbër Ademi, formalizon gjithë aktivitetin e përbashkët me EVN-në dhe paraqet garanci për zgjerimin dhe vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta për ndërtimin e një sistemi më cilësor arsimor në vend.

Duke iu referuar kontributit të sektorit të biznesit dhe kompanive në krijimi e kuadrove profesionale, Ademi vlerësoi se EVN-ja është pikërisht njëra ndër kompanitë partnere, me të cilën MASH ka një sërë risish dhe praktikash pozitive, që janë treguar si shumë të suksesshme dhe efektive sa i përket cilësisë së diturive të nxënësve. Ata të parët filluan ta aplikojnë konceptin e arsimit dual në partneritet me Shkollën e Mesme Elektroteknike “Mihalljo Pupin” në Shkup. Kurse, prej vitit të ri shkollor 2019/20120 këtë bashkëpunim e kemi zgjeruar edhe me shkollën e Mesme Teknike në Gostivar, ku do të aplikohet koncepti i arsimit dual, në paralelen e drejtimit elektromontaxhier.

EVN jo vetëm që do të sigurojë vende punë për nxënësit që do të regjistrohen në këto paralele edhe atë me një pagë të dinjitetshme, por do ti suportojnë nxënësit edhe gjatë procesit të shkollimit, duke ndarë bursa, duke mbuluar shpenzimet e udhëtimit dhe duke u siguruar në kompaninë e tyre realizimin e punës praktike me pagesë gjatë kohës së shkollimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu