Arsovski: Opozita shqiptare ka gjasa të mëdha ta fitojë garën për president

Analisti politik, Petar Arsovski, në emisionin “200” tha se ai mendon se asnjë funksion politik për shqiptarët nuk duhet të jetë tabu.

Ai tha se në bazë të statistikave është shumë më e mundshme që shqiptarët të kenë presidentin shqiptar se sa kryeministrin.

“Pse? Për momentin, të gjithë, opozita shqiptare tha se do të nxjerrë kandidatin e saj. BDI-ja ende mendohet nëse do të mbështesë kandidat të LSDM-së ose do të nxjerrë kandidatin e vet. Nëse BDI-ja do të mbishtese kandidat të përbashkët shqiptar, probabiliteti është se ai do të hynte në rrethinë e dytë. Kjo do të thotë se për partinë maqedonase që është përjashtuar nga gara në raundin e parë, opsioni do të jetë nëse të fitojë oponenti ynë president ose të merremi vesh me kandidatin shqiptar që ka hyrë në raundin e dytë. Kështu që në kuptim të statistikës për momentin është më e besueshme që shqiptarët të fitojnë president shqiptar ose kandidat serioz për president shqiptar sesa kryeministër”, ka deklaruar analisti Petar Arsovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu