Arsyeja se pse flamuri amerikan është i vendosur mbrapsht në uniforma të ushtrisë

Tim Marshall, autori i librit “Ia vlen të vdesësh për: Fuqia dhe politikat e flamujve”, ka shpjeguar në detaje se pse flamuri amerikan është i kthyer mbrapsht në uniformat e ushtrisë amerikane.

Sipas videos së publikuar më poshtë, shumë njerëz vazhdimisht pyesin se pse flamuri amerikan është i kthyer mbrapsht në uniformat e ushtrisë.

E sipas Marshall, arsyeja pse flamurit amerikan i jepet rëndësi e veçantë e sidomos kur vendoset në uniformat e ushtrisë apo në veturat zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, ka të bëjë me atë që në shikim të parë duhet të krijohet përshtypja se jep reflektimin e flamurit duke valuar.

Në video shihet se si yjet duhet të vendosen përpara, pra në anën e djathtë, e kur flamuri shikohet nga distanca në shpatullën e ndonjë ushtari, duhet të krijohet përshtypja se është duke valuar.

Njëjtë vlen edhe për rastin kur vendoset në vetura zyrtare e në veçanti kur priten mysafir nga vende tjera dhe gjatë rrugëtimit, flamuri lëviz në atë mënyrë që yjet që janë vendosur përpara apo më mirë thënë në anën e majtë të bien në sy.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu