Artan Grubi kryeministër? Zbulohen detajet e para

Zgjedhja e Artan Grubit për mandatar dhe kryeministër të ri është një nga opcionet që po shqyrtohet, si pjesë e marrëveshjes Zaev-Ahmeti për kryeministrin shqiptar.

Mirëpo ky opsion është i parealizueshëm për shkak të mungesës së disponimit para së gjithash në BDI, sepse së paku tre deputetë të kësaj partie do t’i thonë “ncuk, ncuk”. “Grubi ka përkrahjen e Ahmetit, por tre deputetë të BDI-së vështirë se do ta votojnë”, shkruan PlusInfo.

Ky portal rrotullon disa emra si mandatarë të mundshëm, në mesin e të cilëve Nikolla Dimitrov, Petar Goshev, Nina Fiti (vajza e akademikut Taki Fiti), Lupço Nikollovski.

Sipas PlusInfo në mesin e emrave është edhe Fatmir Bytyqi, por ai nuk ka përkrahjen e BDI-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu