Ish deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi sonte në hapjen e shtabit të Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair falënderojë të gjithë ata që e kanë votuar në zgjedhjet e 2016, pasi sipas tij nuk do të garojë në zgjedhjet e 12 Prillit. Ai shprehu gjithashtu falënderime duke ju thënë se ai dhe deputetët tjerë të Bashkimit Demokratik për Integrim kanë kryer obligimet e marra nga populli duke miratuar të gjitha ligjet dhe sot Maqedonia e Veriut është në NATO dhe së shpejti në BE, përcjell TS.
Grubi gjithashtu u shpreh para të pranishmëve se Bashkimi Demokratik për Integrim e bëri dygjuhësinë, kryetarin e parë shqiptarë në Kuvend, Talt Xhaferin dhe shumë të mira tjera në interes kombëtarë e shoqëror. Ndryshe siç ka paralajmëruar TS, bartës liste në zonën 2 do të jetë Izet Mexhiti ish kryetari i komunës së Çairit.










