Artan Hoxha i drejtohet Ilir Metës: O flori, po këtë punën e shqiponjës çe deshe? Ti mbahesh mend me zë dhe figurë për bllokun e zi

Presidenti Ilir Meta doli sot në një konferencë të jashtëzakonshme ku renditi arsyet që e çuan drejt marrjes së këtij vendimi drastik dhe rrezikun që i kanosej Shqipërisë nëse zgjedhjet mbaheshin në 30 Qershor.

Në mënyrë simbolike Meta në fund të fjalës së tij firmosi dekretin e anulimit të datës së zgjedhjeve para gazetarëve që ishin të pranishëm në konferencë.

“Po e bëj këtë akt të rëndësishëm para të gjithëve”, tha Meta.

Jo vetëm kaq, por teksa u nis të largohej në një moment u kthye sërish para gazetarëve dhe bëri me duar simbolin kombëtar të shqiponjës, njofton InfoShqip,com

Lidhur me këtë akt ka reaguar gazetari Artan Hoxha i cili me një postim në Facebook është shprehur kështu:

Ja postimi i plotë i Hoxhës:

“O flori, po kete punen e shqiponjes ce deshe…

Ti mbahesh mend, me ze e figure, per bllokun e zi(si blloku i zi i Eskobarit, atij te vertetit, jo ketij ish-drejtorit tend nga Delvina) jo per shqiponjen e zeze me dy koka mbi flamurin e kuq te kombit…

Andej nga zona jote, Skrapari, shqiponjes i thone thjeshte shqipe, dhe as plakat dhe as pulat nuk e ngaterrojne kurre korbin e Zi me SHQIPEN, sado i madh dhe i zi te jete korbi…”– përfundon Artan Hoxha./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu