Artan Hoxha: Një tragjedi më e madhe mund të ndodhte në Durrës

Policia ka arrestuar tashmë 9 persona të cilësuar përgjegjës për jetet e humbura në Durrës, ndërkohë që 8 të tjerë janë ende në kërkim.

I ftuar në studion e Abc News, gazetari Artan Hoxha zbuloi se për pak i kemi shpëtuar një tragjedie më të madhe që mund të ndodhte në Konvaleshencëne e Durrësit, ku humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Sipas Hoxhës, godina që u dhemb, e cila zuri poshtë edhe Hajdarmatajn, ishte ajo që mbahej si me kushtet më të mira.

“Në momentin e tërmetit në zonë kishte 130 kadetë të Akademisë së Sigurisë, të cilët për arsye ende të panjohura, për fat të mirë u sistemuan tek godina më e vjetër dhe jo tek e reja”, tha Hoxha duke shtuar se vetëm ky fakt ka bërë që të shpëtojnë dhjetra jetë.

Hoxha tha gjithashtu se është ogur i mirë që kanë nisur hetimet, por sipas tij, kjo nuk është një ngjarje që duhet hetuar thjesht si shpërdorim detyre, sepse kanë humbur jetë njerëzish.

“Nuk është shumë e rendësishme sa njerëz do të futesh në burg, por të futen përgjegjësit. Këtu është momenti që duhet dhënë drejtësi”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu