Arthur dhe Pjanic kryejnë testet mjekësore, shumë shpejt zyrtarizimi

Ka mbetur vetëm zyrtarizimi, Arthur Melo do të luajë sezonin e ardhshëm në Juve, kurse Pjanic në Barcelonë. Dytë Miralem Pjanić dhe Arthur Melo ka kryer me sukses testet mjekësore dhe së shpejti Barcelona dhe Juventusi do të zyrtarizojnë këtë marrëveshje, raporton Calciomercato.

Arthur, i zemëruar me sjelljen e Barcelonës, më në fund ka pranuar shkëmbimin dhe ai nuk dëshiron të luajë më për Barcën, derisa Pjanic ishte dëshira e madhe e klubit katalunas dhe më në fund ia kanë arritur qëllimit.

Arthur do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me ekipin e Maurizio Sarri, dhe do të fitojë 5 milionë euro në sezon, që do të shkojë deri në 7 me bonuse.

Analistët sportiv nuk po arrijnë ta kuptojnë veprimin e Barcelonës, që largoi njeriun që dikur e quan Xavi i ri dhe madje është vetëm 23 vjeç, duke e afruar një lojtar që tashmë ka lënë 30 vjet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu