As Osama bin Laden nuk pati kaq interes publik: Çfarë nuk u pa në seancën gjyqësore të Kokëdhimës

Pronari i restorant “Panaorama” në Vlorë, teksa ndodhej para gjykatës nuk ka kursyer ironinë ndaj medias, duke deklaruar se kaq vëmendje mediatike nuk ka pasur as në ShBA me arrestimin e Osama bin Laden.

Njëri prej avokatëve të tij ka deklaruar pas tij se çështja e tij ka marrë tashmë edhe vëmendjen e kryeministrit.

Kokëdhima: Kaq interes mediatik nuk ka marrë as çështja e Osama bin Ladenit në ShBA.

Avokati: Normale që çështja jote do ketë vëmendje publike sepse ka tërhequr dhe vëmendjen e kryeministrit.

Kokëdhima: Kryeministri harron që un e kam mik atë.

Ngjarja u regjistrua tre ditë më parë. Në video e publikuar dje, Mihal Kokëdhima duket në pjesën e parme të makinës dhe godet me grusht dhe me telefon xhamin e parme derisa e thyen.

Brenda në makinë është familja e turistëve spanjollë, 5 anëtarë, shoferi dhe shoqëruesi shqiptar. Nga videoja duket që turistët janë tepër të frikësuar. Nga Porto Palermo ata nisen drejt rajonit të policisë në Sarandë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu