Asensio u dëmtua rëndë, CR7 ka një mesazh për të

Në ndeshjen e fundit miqësore mes Real Madrid dhe Arsenal (2-2), Marco Asensio pësoi një dëmtim shumë të rëndë, që do e mbajë për 6 deri në 9 muaj jashtë fushës së blertë.

Në lidhje me këtë situatë, kanë qenë të shumta reagimet rreth lojtarit, duke i dhënë më shumë motivim për t’u rikthyer sa më i fortë. Nuk mund të mungonte Cristiano Ronaldo, tashmë futbollist i Juventusit.

CR7 me anë të një postimi në rrjetin social shkruan “shumë forcë miku im, do rikthehesh së shpejti”. Kjo tregon se lojtarët, në kohën kur ishin të dy pjesë e Real Madridit, kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë së bashku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu