ASH: Agim Nuhiu, pas 27 prillit, t’u shtua edhe 8 shtatori

Sot gjatë një deklarate nga Agim Nuhiu i BDI-së i cili akuzoi opozitën shqiptare si organizatore e protestave të djeshme dhe politizim të rastit të spitalin modular në Tetovë, shkruan InfoShqip.com

E pas kësaj deklarate kanë reaguar nga Aleanca për Shqiptarët ku kanë deklaruar se pas 27 Prillit, Nuhiut ju shtua tani edhe 8 Shtatori pra dita e ngjarjes së Tetovës.

Shkrimi i plotë:

“Opozita i ka fajet”. Kjo është retorika më banale dhe përgjigja e vetme që dëgjojmë nga regjimi hibrid sa herë që përballen me realitetin e hidhur për mënyrën se si kanë qeverisur vendin.

Agim Nuhiu, t’u ka trashë zullumi! Pas 27 prillit, t’u shtua edhe 8 shtatori. Agim, e dimë që s’ke dëgjuar për dorëheqjen e as ne gjenin tuaj politik nuk e keni aplikuar moralin politik e njerëzor.

Sot duhet të tregoni deri ku kanë arritur hetimet për djegien e Spitalit modular në Tetovë, kush do të mbajë përgjegjësi për 14 jetë të djegura në zjarr?

ALEANCA PËR SHQIPTARËT”, shkruajn nga ASH.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu