ASH Dibër: Një vit nga përfundimi i zgjedhjeve pushteti përdori forcën që përmes blerjes, gënjeshtrave dhe kërcënimeve tjetërsoi vullnetin e lirë të qytetarëve dibranë

Një vit nga përfundimi i zgjedhjeve pushteti përdori forcën që përmes blerjes, gënjeshtrave dhe kërcënimeve tjetërsoi vullnetin e lirë të qytetarëve dibranë.

“Të nderuar bashkëqytetarë, Jemi sot, një vit nga përfundimi i zgjedhjeve lokale në Dibër, zgjedhje në të cilat pushteti përdori forcën që përmes blerjes, gënjeshtrave dhe kërcënimeve tjetërsoi vullnetin e lirë të qytetarëve dibranë.

Në mungesë të një raporti nga ana e Komunës Dibër për projektet e realizuara, e ndjejmë obligim dhe detyrë për të dhënë një raport për të gjitha gënjeshtrat e BDI-së në periudhën 1-vjeçare.
Zgjedhjet e vitit të kaluar në Dibër u vodhën, ndërsa nga vjedhja vetëm maskarenjtë nuk turpërohen.

Duam të jemi objektiv me ju, jo për të sjellë dëshpërim, por për të treguar realitetin të cilin të gjithë duam ta ndryshojmë.

1. TRANSPARENCA
Sipas Shoqatës për Hulumtime dhe Analiza, Komuna Dibër gjendet shumë larg komunave më transparente në Republikën e Maqedonisë së Veriut (vendi 44), duke qenë edhe pas komunave rurale, si Qendër Zhupë, Vasilevo, Bërvenicë, Zernovci, etj.

Mungesë e theksuar e transparencës në lidhje me shpërndarjen e buxhetit, mungesa e debatit publik në lidhje me interesat madhore të qytetit, prokurimet publike si dhe jotransparenca në lidhje me konkurset për punësim janë tregues që Komuna Dibër është jotransparente dhe aspak e hapur për qytetarët e saj.

2. BUXHETI
Realizimi i dobët i buxhetit të komunës është tregues i paaftësisë të kryetarit për të menaxhuar me komunën tonë.

Në përfundim të kuartalit të tretë janë të realizuara 45%, përkatësisht (57.636.735 denarë, prej gjithsej 129.406.000 denarë)

Në sferën e menaxhimit me shpenzimet kapitale (ndërtim të infrastrukturës dhe objekteve), gjendja i ngjason tragjikomikës për të mos qenë e mjerueshme. Mbeten të parealizuara 76% të mjeteve buxhetore (nga 40.410.000 denarë janë realizuar vetëm 9.885.391 denarë), të cilat deri në fund të vitit është e pamundur të realizohen.

3. INFRASTRUKTURA
Mungesa e investimeve në infrastrukturë është kryefjala e paaftësisë së BDI-së. Për pasojë kemi ende shumë rrugë të paasfaltuara (diku 50% të rrugëve të qytetit), si dhe shumica e rrugëve të asfaltuara janë në gjendje katastrofale të cilat dëmtojnë buxhetin e çdo familje dibrane.

3.1. Rruga “Eqerem Zengo” edhe pse e premtuar gjatë fushatës zgjedhore është një rrugë që ende s’ka gjetur zgjidhje;
3.2. Rrjeti rrugor në Lagjen Venec 1 paraqet një tjetër premtim të pambajtur nga fushata zgjedhore;
3.3. Rruga “Boshko Most”-Burim qëndron ende e pa përfunduar;
3.4. Edhe pse të premtuara në çdo fushatë zgjedhore, mungojnë investimet konkrete në Kanalin për Vaditje;
3.5. E premtuar, por e parealizuar si premtim është edhe rregullimi i kanalizimeve në Lagjen Venec 1.

4. AGJENDA E GJELBËR
Një tjetër gënjeshtër e BDI-së. Asnjë investim në gjelbërimin e qytetit, përkundrazi edhe sezoni i kaluar veror u pasqyrua me djegie të deponisë e cila rrezikoi shëndetin e banorëve të Dibrës.
Koshat e mbushur me mbeturina dhe rrugët e papastruara janë pasqyrimi i parë me të cilat takohet çdokush që vjen në Dibër.
Mungesa e kolektorëve në fshatin Otishan dhe Xhepishtë vazhdimisht ndotin liqenin e Dibrës me ujërat e zeza të cilat shkaktojnë sëmundje infektive për pushuesit.

5. NEPOTIZMI
Vazhdojnë punësimet e panevojshme familjare dhe politike në Komunën Dibër të cilat dëmtojnë buxhetin e komunës, por njëkohësisht janë tregues që Komuna nuk është për të gjithë qytetarët, por vetëm për një pjesë të vogël të qytetarëve të saj. Ky është motivi që shumica e të rinjve dibranë nuk gjejnë perspektivë dhe shpresë në këtë qytet.

6. NDËRTIMET PA LEJE DHE LEGALIZIMET PA KRITER
Me bekimin e organeve komunale në vazhdimësi ndodhin ndërtime pa leje dhe uzurpim i zonave më atraktive nga mafia urbane. Mungesa e planit urbanistik dhe legalizimi i ndërtimeve pa leje nën heshtjen e qëllimshme janë sinonim i korrupsionit që ka kapluar ketë institucion.

7. NDËRMARRJA KOMUNALE STANDART
Një tjetër gënjeshtër e BDI-së është sigurimi pensional dhe shëndetësor i të punësuarve në këtë ndërmarrje.
Ata vazhdojnë të punojnë në kushte të vështira dhe me paga minimale.

8. ARSIMI
Mungesa e digjitalizimit të klasëve, mungesa e librave shkollore, punësime duke mos respektuar notën mesatare, por afërsinë biologjike, mungesa e nxemjes në shkollat nëntëvjeçare janë faktorë të degradimit në arsim.

9. RINIA
Mungesa e hapësirave për të rinj si “Micro-Folie”, qendra inovative apo rekreative për të rinj tregon mungesën e vizionit dhe kreativitetit të Komunës Dibër.

1O. SPORTI
” Korabi në ligën e parë “ Me shpresë për një të ardhme më të mirë, ju urojmë festat e nëntorit! Aleanca për Shqiptarët- Dega Dibër“- shkruan ato.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu