ASH shkarkon Taravarin, Sela rikthehet në postin e kryetarit të partisë

Kongresi i sotëm i krahut të Ziadin Selës në Aleancën për Shqiptarët, ka votuar për shkarkimin e Arben Taravarit nga kreu i partisë dhe rikthimin në krye të ish kryetarit të kësaj partie.

Në fjalimin e tij para kuvendarëve Sela tha se kjo çfarë ka ndodhur ishte një mësim për ta, ndërsa tha se kundërshtarët nuk kanë ardhur sot ngase ju mungonin argumentet.

“Prandaj sot nuk janë këtu sepse nuk kanë fytyrë që të paraqiten sepse zotimet që i kanë marrë i kanë shkelur të gjitha me radhë. Ne do të vazhdojmë të fortë të fuqishëm”, tha Sela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu