ASH thirrje BDI-së: Boll më i bëtë shpërblime shefit tuaj, Mijallkov

Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje BDI-së që siç thuhet t’u jep fund shpërblimeve për shefin e tyre, Sasho Mijallkov.

“Lehtësimet dhe favoret e njëpasnjëshme për Mijallkovin së fundmi kanë kulminuar edhe me një pushim tre vjeçar në burgun e Strugës. Vetëm në Maqedoninë e Veriut ndodh që të vjedhësh qytetarët, të keqpërdorësh pushtetin, të bëhesh milioner dhe në fund të falesh, të amnistohesh dhe të shpërblehesh me dënime qesharake e me strehim luksoz”, reagon ASH.

Më tej nënvizohet se “e gjithë kjo ndodh falë regjimit aktual hibrid, e veçanërisht BDI-së të cilët dëgjuam edhe në bisedat e përgjuara se kontrollojnë gjykatës dhe prokurorë të cilët i kanë emëruar bashkë me Mijallkovin dhe Jankullovskën.”/INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu