ASHAMV zgjodhi kryesinë e re, sekretar i Akademisë do të jetë Izet Zeqiri

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë sw Veriut (ASHAMV) sot zgjodhi përbërjen e re me mandat prej katër vjetëve, duke filluar nga 1 janari i vitit 2020. Kryetar i ri i ASHAMV-it është zgjedhur akademik Lupço Kocarev, profesor i FSHKIK, ndërsa për nënkryetarë akademikët Zhivko Popov dhe Gazanfer Bajram.

Sekretar shkencor i Akademisë do të jetë Izet Zeqiri. Në Asamblenë e përgjithshme zgjedhore anëtarë të Presidencës së ASHAM-it janë zgjedhur akademikët Katica Qullavkova, Abdulmenaf Bexheti, Vladimir Serafimovski, Leonid Gërçev, Gligor Jovanovski, Radovan Pavlovski dhe Momir Polenakoviq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu