Në Kuvend akoma nuk ka asnjë nismë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe rregullimin e çështjes së numrit të tepërt të votuesve në njësinë zgjedhore numër gjashtë. Ish deputeti Ismet Ramadani vlerëson se konstatimi i KSHZ-së për shkelje ligjore e vërteton atë që për një kohë flitej në opinion për diskriminim të votës së shqiptarëve.
“Edhe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor u dëshmua se i kalon ata limite që janë edhe ligjore edhe kushtetuese për numrin e votuesve më shumë se të tjerat dhe ku është interesant, në njësinë ku shumica e deputetëve gjatë votimit dalin shqiptarë”, deklaroi ish deputeti Ismet Ramadani.
Ramadani kujton se liderët shqiptarë dështuan në mbrojtjen e interesave shqiptare gjatë bisedimeve politike dhe kjo pikë ishte njëra prej këtyre interesave. Si zgjidhje më të mirë, Ramadani parasheh shkuarjen në zgjedhje me vetëm një njësi zgjedhore.
“Ajo që ishte më e lehtë, partitë shqiptare nuk e shfrytëzuan, ajo ishte kërkesë e kahershme subjekteve shqiptare që nga ’90 e këndej që të shkohet me një njësi zgjedhore dhe atëherë definitivisht nuk do të ndesheshim me këtë problem dhe ndoshta mundësia për Þtuar më shumë deputetë në bllokun shqiptarë do të ishte shumë më e madhe”, tha Ramadani.
Ditë më para, KSHZ-ja njoftoi Kuvendin, Ministrinë e Drejtësisë dhe partitë politike, se njësia zgjedhore numër gjashtë e kalon kuÞrin e lejuar prej plus 5% votuesish më shumë se njësitë e
tjera. Në një njoftim të këtillë, KSHZ-ja e bëri edhe muaj më parë, por partitë politike e shpërÞllën atë gjatë bisedimeve dhe as Kuvendi nuk ndryshoi Kodin Zgjedhor. Së fundmi, partitë politike premtuan zgjidhje të problemit, kurse àitet për ndryshim të kuÞjve administrativ të njësive zgjedhore dhe transferim të një numri të vogël të votuesve nga njësia e gjashtë zgjedhore në të pestën.