Audi ka konfirmuar planet për lansimin e veturës së re elektrike. Gjiganti gjerman ka bërë të ditur se sedani elektrik do të jetë i gatshëm për tregun e veturave në fund të dekadës.
Burimi i fuqisë së kësaj veture do të jetë motori i SUV-it Q6 e-tron. Kjo do të thotë se fuqia do të sigurohet nga tre motorë elektrikë, me më shumë se 400 kuajfuqi (294 kilovatë).
Modeli A9 e-tron do të jetë në gjendje që të udhëtojë 500 kilometra me një të mbushur të baterisë, përafërsisht distancë e njëjtë me modelin rival Tesla Model S P100D.
Edhe pse do të quhet A9, modeli i ri do të jetë i pozicionuar pak më lartë se limuzina A8. Gjithashtu do të jetë modeli më i madh dhe më luksoz i serisë EV të Audi-së.
Çmimet dhe detajet tjera të këtij modeli ende nuk janë konfirmuar nga Audi.