E pabesueshme! Elon Musk prezanton makinën e tij fluturuese (VIDEO)

Drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, prezantoi të enjten një makinë për të cilën tha se do të jetë në gjendje të fluturojë.

Ai prezantoi modelin e ri Tesla Roadster në një qendër testimi në Teksas, në pronësi të SpaceX, kompanisë tjetër publike të Musk.

Tesla Roadster është një makinë sportive me dy vende. Gjatë demonstrimit, Musk tha se makina përdori thithjen me vakum për t’u ngjitur në një rampë të pjerrët dhe për të qëndruar e përmbysur, përpara se të shkëputej nga rampa dhe të përdorte motorë reaktivë për t’u ulur.

Musk tha se makina mund të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h në më pak se një sekondë, një kohë rekord.

Gjatë demonstrimit, makina nuk kishte një drejtues të vërtetë në timon. Musk i tha publikut se kjo ishte bërë, siç u shpreh ai, për “t’u siguruar që të mos vrasim askënd”. /A2 Televizion/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu