Australia paralajmëron udhëtarët për Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni

Autoritetet australiane kanë përditësuar këshillat për udhëtim në Maqedoni, duke paralajmëruar për një shpërthim të Etheve të Nilit Perëndimor dhe duke rekomanduar masa mbrojtëse ndaj mushkonjave.

Sipas “Smartraveller”, vendi mbetet në nivelin më të ulët të paralajmërimit për udhëtime. Udhëtarëve u rekomandohet përdorimi i repelentëve dhe veshja e rrobave të gjata, pasi nuk ka vaksinë kundër virusit.

Në vend janë regjistruar 55 raste, ndërsa 19 persona aktualisht janë të shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup. Gjashtë persona kanë humbur jetën nga sëmundja që nga fillimi i vitit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu