​Austriaku “kërcënon” Malin e Zi: Harrojeni BE-në nëse vazhdoni me ç’njohjen e Kosovës

Austriaku, Johan Sattler, që e përfaqëson Bashkimin Evropian në Malin e Zi, ua ka “mbledhur betë” përfaqësuesve të shumicës parlamentare në Podgoricë, se unioni do ta ndërpres çdo marrëdhënie me shtetin, nëse vazhdon fushata e çnjohjes së Kosovës nga kuvendet komunale.

Është pikërisht, nismëtari I kësaj fushate anti-kosovare, kryetari i Partisë Demokratike Popullore (DNP), serbi Milan Knezheviq, ai që e bëri të ditur këtë kërcënim të njeriut të Brukselit, të cilit ia dha atributet e sundimtarit të Malit të Zi.

“Dhe Guvernatori i Malit të Zi, presidenti i të gjithë presidentëve, dielli që nuk perëndon kurrë dhe hëna që na mbikëqyr përjetësisht, Shkëlqesia e Tij Johan Sattler, pas çnjohjes së të ashtuquajturit shtet të Kosovës në Asamblenë Komunale të Plevljes, mblodhi shumicën parlamentare dhe i kërcënoi se nuk do të ishte më partneri i tyre nëse do të ndodhte një çnjohje tjetër”, tha Knezheviq në një video-paraqitje të tij, në rrjetet sociale.

Sipas tij, është vetëm DNP-ja ajo që nuk e dëgjon Satlerin dhe nuk shkon tek ai për udhëzime, për çcka, sipas tij, do të ndiheshin keq heronjt e ndjerë malazezë.

“Fatkeqësisht, duket se të gjithë janë zotuar se nuk do të ketë më çnjohje dhe i janë betuar Satlerit pranë Ribnicës. Fatkeqësisht, të gjithë përveç Partisë Demokratike Popullore. Dhe nëse rastësisht Serdar Janko Vukotiq, Marko Milanov, Mbreti Nikola do ta dëgjonin këtë, se si një burokrat i BE-së po i urdhëron të gjithë Malit të Zi se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjë, ata ndoshta do të rrokulliseshin në varret e tyre ose do të ngriheshin nga varret e tyre dhe do të vinin para të gjithëve ne, për të na pyetur: ‘Kush jeni ju? I kujt jeni? Për kë derdhëm gjak dhe për kë luftuam gjatë gjithë këtyre dekadave? Për Satlerin apo për ju?”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu