Autobusët nisën të qarkullojnë në Shkup, punonjësit nesër marrin rrogat

Është arritur marrëveshje për pagat e punëtorëve të Ndërmarrjes së Transportit Publik në Shkup dhe autobusët e kësaj ndërmarrje tashmë do të fillojnë të qarkullojnë.

Lajmin e ka konfirmuar për MIA-n kryetari i Sindikatës së NTP-së, Miço Stojanovski.

“Transferimi i parave është bërë. Pagat do të shpërndahen nesër. Autobusët kanë filluar të qarkullojnë”, tha Stojanovski.

Lajmin ua ka përcjellë kryetarja Qytetit të Shkupit, me të cilin kanë pasur një takim para gjysmë ore.

Nga Qyteti i Shkupit përmes një komunikate për media ka konfirmuar se është gjetur zgjidhja. Ata i kanë bërë thirrje menaxhmentit të kompanisë që të japë dorëheqje dhe i kanë bërë thirrje Qeverisë dhe komunave që sa më shpejt t’i paguajnë borxhet ndaj NTP-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu