Autoritetet greke do të kërkojnë edhe me dronë nënujor për shtetasin e Maqedonisë

Autoritetet greke vazhdojnë edhe sot kërkimet për gjetjen e 28 vjeçarit të zhdukur në plazhet e Hallkidikit. Megjithatë kushtet e vështira të motit vazhdojnë edhe sot dhe ekipet e shpëtimit luftojnë edhe me valët e detit dhe erën e fuqishme.

Autoritetet thonë se kërkojnë sipas mundësive që ua krijon moti.

“Ka shumë erë të fuqishme, dhe për këtë arsye anijet të cilat dolën në det, madje edhe roja bregdetare nuk mund të punojnë. Për momentin hetojmë në akset këmbësorike dhe presim që të shohim si do të zhvillohen mundësitë me motin”, thanë ekipi i shpëtuesve.

Ekipet e shpëtimit thonë se sapo të qetësohet moti, do të vendosin në funksion edhe dronët nënujor të cilët do të ndihmojnë për të gjetur edhe të zhdukurin e tretë. Në orët e pasdites në Greqi, arritën edhe familjarët e 28 vjeçarit, të cilët udhëtuan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi atje jetojnë.

Nga Ministria e punëve të jashtme thonë se janë në kontakt të vazhdueshme me autoritetet greke dhe informohen me rrjedhën e kërkimeve për gjetjen e 28 vjeçarit.

“Përfaqësuesit tone mbesin në kontakt intensive me institucionet kompetente të Greqisë dhe çdo informatë në kohë do të transmetohet. Falënderojmë rojën bregdetare të Greqisë, aviacionin ushtarak dhe popullatën lokale si dhe voluntarët e inkuadruar në kërkim për kontributin dhe sakrificën e tyre”, thonë nga MPJ.

Dy nga tre të zhdukurit janë shpëtuar dhe janë në gjendje të mirë. Sipas informacioneve nga mediat greke, gjithçka ka nisur kur tre shtetasit e Maqedonisë së Veriut të moshës 25, 28 dhe 30 vjeç të cilët po festonin ditëlindjen, kanë hyrë në det në plazhin e Posidit vonë pasditen e pardjeshme. Por era e fortë dhe rrymat i tërhoqën drejt detit të hapur./ Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu