Autoritetet turke po analizojnë dy versione të mundshme të shpërthimit në Stamboll

Autoritetet turke thanë se hetimi për sulmin vdekjeprurës terrorist në qendër të Stambollit aktualisht po fokusohet në dy variante të mundshme se si u krye sulmi.

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag , në një deklaratë për mediat ka treguar se gruaja me shall në kokë, e cila shihet në pamjet e kamerave të sigurisë, është zyrtarisht e dyshuar për sulmin .

Ai tha se gruaja u ul në një stol në rrugën Istiklal për 45 minuta, më pas u largua dhe pak minuta më vonë shpërtheu bomba, të cilën gruaja e la në një çantë në stol.

Bozdag shtoi se janë duke u shqyrtuar dy versione të mundshme: që bomba shpërtheu vetë, me një kohëmatës të integruar ose u aktivizua me telekomandë.

“Ka dy versione. Në atë çantë apo pako, që ka qenë fillimisht në dorën e gruas, e më pas pranë saj, është mjeti shpërthyes, i cili aktivizohet vetë, ose dikush e aktivizon nga distanca. Kjo është duke u analizuar tani”, tha ministri.

Shpërthimi i fortë ka rënë pak pas mesditës në rrugën Istiklal, e cila është më e mbushura me njerëz gjatë fundjavës. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha menjëherë pas ngjarjes tragjike se ishte një akt terrorist dhe se ishte përfshirë një grua.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu