Autostrada Kërçovë-Ohër po ecën me ritëm breshke, një kilometër në vit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski këto ditë në rrjetet sociale me një video propagandistike, në përshkrimin e së cilës thuhet se “në pesë vitet e fundit janë ndërtuar 1300 kilometra rrugë të reja”, ndër të tjera u mburr se autostrada Kërçovë-Ohër është ndërtuar me gjatësi 57- kilometër.

Por realiteti është ndryshe, nga autostrada që tre qeveri kanë ndërtuar në nëntë vitet e fundit, njëra e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski dhe dy të udhëhequra nga LSDM – Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski, deri më tani janë vendosur vetëm 8.5 kilometra në përdorim, shkruan Vërtetëmatësi.

Në programin zgjedhor “Mundemi” (fq.51), me të cilin SDSM doli në zgjedhjet e hershme parlamentare në vitin 2020, si dhe në programin “Plani për jetën në Maqedoni”, (fq. 74 dhe fq.195) me të cilat fitoi zgjedhjet në vitin 2016 dhe me të cilat ata erdhën në pushtet më 31 maj 2017, premtuan Social-Demokratët, ndër të tjera:

Përfundimi i ndërtimit të autostradës Kërçovë – Ohër

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja deri më tani (24 janar 2023) ka dështuar ta përmbushë këtë premtim.

ARSYETIM:

Kryeministri Dimitar Kovaçevski këto ditë në rrjetet sociale në një video propagandistike, në përshkrimin e së cilës thuhet se “në pesë vitet e fundit janë ndërtuar 1300 kilometra rrugë të reja”, ndër të tjera u mburr se me gjatësi 57- kilometër është ndërtuar autostrada Kërçovë-Ohër.

Por a është vërtet kështu? A ka përfunduar ndërtimi gati dhjetëvjeçar i autostradës dhe qytetarët tashmë po lëvizin përgjatë autostradës së re për në Ohër?

Realiteti është ndryshe. Nga autostrada që filloi të ndërtohej nëntë vite më parë, në shkurt të 2014-ës, u përfundua vetëm pjesa Trebenishtë-Ohër, me gjatësi 8.5 kilometra dhe u lirua për qarkullim me regjim të përkohshëm. Në fund të fundit, këtë e tha vetë Kovaçevski së fundmi. Para përfundimit të vitit, kryeministri duke inspektuar punimet e ndërtimit të tunelit Kërçovë-Ohër, tha se autostrada Kërçovë-Ohër është prioritet dhe se ndërtimi i saj do të intensifikohet në periudhën e ardhshme dhe pret që punimet ndërtimore të përfundojnë plotësisht deri në fund të vitit të ardhshëm (2023).

Është kompletuar dhe është hapur për qarkullim me regjim të përkohshëm korsia e djathtë e autostradës nga Trebenishte në Ohër, përveç afër Podmoljes, ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e sistemit kolektor.

Kësaj radhe duhet dhe do të marrë vrull sepse infrastruktura do të thotë intensifikim i ekonomisë dhe ne duhet të investojmë në infrastrukturën rrugore nëse duam zhvillimin e ekonomisë.

Përfundimi i kësaj rruge është prioritet i Qeverisë si dhe detyrë e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe NPRSH-së. Presim që nga mesi i vitit të ardhshëm korsia e majtë të jetë gati për qarkullim me rreth 90 për qind, që qytetarët të mund ta përdorin dhe ministri i Transportit ka për detyrë të kujdeset çdo ditë, të jetë i fokusuar që të përmbushet afati deri në fund të vitit të ardhshëm për të përfunduar punimet ndërtimore, tha atëherë Kovaçevski.

Në këtë eveniment ku morën pjesë zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bitiqi, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Bochvarski, zëvendësministri Bekim Rexhepi dhe Drejtori i Rrugëve Shtetërore të NP-së, Ejup Rustemi, po ashtu u tha se janë duke u finalizuar punimet e asfaltimit në tunelin e autostradës Kërçovë-Ohër, se 95 për qind e trasesë është prishur, ndërsa në terren janë duke punuar mbi 800 punëtorë dhe rreth 400 makina.

Muajin e kaluar (16 dhjetor 2022) në një konferencë për media në Qeveri, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Boçvarski përsëri theksoi se janë duke bërë përpjekje që autostrada Kërçovë-Ohër të përfundojë në afatin e paraparë – 31 dhjetor 2023:

Kemi një ekip nga të gjitha departamentet nga Ministria, Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore, Agjencia për Marrëdhënie Pronësore dhe Juridike, Avokati i Popullit, Agjencia e Kadastrës së Patundshmërive dhe të tjerë që kanë pjesë në këtë procedurë dhe punojnë çdo ditë për të zgjidhur të gjitha procedurat dhe vështirësitë që kanë dalë në terren, por progresi tani po shkon mirë, gjërat po shkojnë mirë dhe afati ynë që kemi vendosur për realizimin e kësaj autostrade nuk ka ndryshuar.

Autostrada Kërçovë-Ohër në gjatësi prej 57 kilometrash është në ndërtim e sipër gati një dekadë, pra 9 vjet. Duke qenë se deri më tani janë vënë në përdorim vetëm 8.5 kilometra, rezulton se mesatarisht në vit është finalizuar vetëm një kilometër autostradë.

Punimet për ndërtimin e këtij seksioni kanë filluar në shkurt të vitit 2014 nën qeverinë e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe BDI dhe është dashur të përfundojnë deri në vitin 2018. Por ndërtimi u zgjat dhe ndërkohë qeveria ndryshoi. Sipas arsyetimit të institucioneve kompetente, zgjatja është kryesisht për shkak të lëshimeve në dizajn. Me aneks të Marrëveshjes, afati i ndërtimit është shtyrë deri më 30 qershor 2021 dhe më pas afati është shtyrë sërish edhe për dy vite të tjera, pra deri në fund të vitit 2023. Sipas përllogaritjeve fillestare në vitin 2014, ndërtimi i autostradës nga Kërçova në Ohër është dashur të kushtojë 374 milionë euro, por pas anekseve të shumta shtesë ka arritur në gati 600 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu