utostrada Shkup-Tetovë nuk pastrohet nga bora e cila mbrëmë ka filluar të bie në Maqedoninë Veriore dhe Perëndimore. Qytetarët ankohen se autostrada është mbuluar me borë dhe askush nga shërbimet nuk ka kaluar që ta pastrojë, transmeton Portalb.
Reshje të borës sot në mëngjes ka edhe në Kriva Pallankë, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Shkup, Strazhë, Mavrovë dhe Kodër të Diellit, ndërkaq nga Auto-Moto Asociacioni i Maqedonisë informojnë se kanë vendosur ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda në rrugën Gostivar-Kërçovë nëpërmjet kalimin Strazhë, por edhe në rrugën Mavrovë-Dibër.