Autostrada Tetovë-Shkup, autobusi kalon me shpejtësi 135 km në orë !? (VIDEO)

Një video që para pak çastesh ka aritur në adres të portalit “tetova1”, tregon një autobus që udhëton me shpejtësi 135 kilometër në orë.

Videoja është xhiruar sonte rreth orës 20:15 pasi që është kaluar pagesa rrugore në hyrje të Shkupit.

Autobusi ka vazhduar rrugën në qarkoren e Shkupit dhe sipas të gjitha gjasave ka vazhduar për në ndonjë qytet ose shtet tjetër.

Pas akksidentit të ndodhur me rrokullisjen e autobusit me 13 shkurt ku gjetën vdekjen 14 udhëtar, gjithnjë e më e madhe është friga e qytetarëve nga shpejtësia tepër e madhe që udhëtojn shumë autobus të kompanive të ndryshme.

Mbetet që autoritet policore të kontrollojn videot nga pika pagesore dhë të vertetojnse cilës kompani i ka takuar autobusi dhe kush është drejtuesi i saj.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu