Avionë dhe anije, Greqia sfidon Turqinë me miliardat e investuara

Edhe pse është duke vuajtur pasojat e shkurtimeve në ekonomi për shkak të krizës, Greqia ka planifikuar të shpenzojë 1.1 miliard euro në shërbim të rritjes së kapaciteteve ushtarake dhe rinovimit të flotës së avionëve dhe marinës.

Vendimi u mor gjatë ditës së djeshme nga Këshilli Ushtarak në Parlamentin e Greqisë dhe pritet të miratohet edhe nga qeveria në ditët në vijin, sipas “Ekathimerimit”, përcjell Albeu.com.

Shuma në fjalë parashikon investimin tek avionët ushtarak Mirage 2000 si edhe për rritjen e kapaciteve të marinës dhe specifikisht tek fregatat MEKO, të cilat i ka në përdorim.

Greqia gjithashtu parashikon të blejë edhe katër anije ushtarake nga Franca gjatë viteve të ardhshme për t’iu përgjigjur kërcënimit turk në detin Egje. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu