Avionët luftarakë F-35 të SHBA-ve do të mbërrijnë në Turqi në vitin 2020

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka bërë të ditur se Turqia sot do të pranojë dërgesën e avionëve luftarakë F-35 në qytetin Teksas të SHBA-ve, ndërsa avionët do të mbërrijnë në Turqi në vitin 2020, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për gazetarët në provincën jugore Antalya, ministri Çavuşoğlu tha se trajnimi për avionët e prodhuar nga Lockheed Martin do të kryhet në SHBA deri në vitin 2020.

“Do të ketë trajnime deri në vitin 2020. Mbërritja e avionëve në Turqi do të jetë në vitin 2020”, tha Çavuşoğlu.

Të hënën, Senati amerikan miratoi Aktin Vjetor të Autorizimit Kombëtar të Mbrojtjes, i cili përfshin një amendament që ndalon shitjet në Turqi të avionëve F-35 (Joint Strike Fighter), duke theksuar si arsye blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia dhe arrestimin e shtetasve amerikanë.

Më vonë, Turqia njoftoi se shpërndarja e avionëve do të zhvillohet në një ceremoni në Teksas, me avionët që do të vijnë në Turqi sapo pilotët të përfundojnë trajnimin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu