Avionët ushtarak rus kanë vrarë aksidentalisht tre ushtarë turq në Siri, gjatë një sulmi kundër ISIS.
Lajmin për vrasjen e tre ushtarëve e kanë bërë të ditur vetë ushtria turke.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka telefonuar homologun e tij turk Erdgan, për humbjen e tre ushtarakëve dhe ka shprehur keqardhjen e tij.
Ndërkohë, mësohet se të dyja palët janë duke hetuar për incidentin. /albeu.com/