Avokati i njohur nxjerr prapaskenat, paralajmëron zhvillime të bujshme: Po bëhet ‘pazar’ me Greqinë dhe Serbinë

Avokati Altin Goxhaj deklaroi se pas 8 vitesh, klasa politike në vend ka një debat me argument, dhe se opozita po arrin në konsensus pavarësisht ndarjeve.

Goxhaj deklaroi se është momenti që kjo qeveri e rekrutuar plotësisht nga Soros të ballafaqohet me një opozitë që ka si synim të zhdukë fenomenin e diktaturës dhe shpopullimit.

Të premten dorëzova në Kuvend 38 firma të deputetëve të opozitës, që mbështesin kandidaturën time për avokat populli, si akt i parë i një konsensusi të opozitës pavarësisht ndarjeve. Është një mesazh pas shtatorit që opozita mund të jetë bashkë.

Kandidatura ime ballafaqohet me agjendën e avokatit të popullit që ka të bëjë me shpopullimin, tashmë kemi një opozitë me platformë të veçantë, flitet për diktaturë, për Sorosin, për një Shqipëri që i rrezikohet ekzistenca.
Një qeveri po përdor përherë e më shumë termin armike, Soros ka rekrutuar një klasë politike që janë në Pazar me Greqinë dhe Serbinë prej vitit 2016.

Jemi përballë faktit që debati i sotëm është me argument nga opozita sepse kemi 8 vite që klasa politike ka bërë një debat të kotë, problemi i vërtetë nuk është se disa po vjedhin.Jemi në një regjim diktatorial, kemi problem me hajdutllikun por me plaçkën e luftës. Kemi të bëjmë me një ndryshim thelbësor, palët po hyjnë aty ku duhet si meritë edhe e opozitës së riformatuar.I vetmi njeri që do të kthente pluralizmin ishte Sali Berisha, sepse është i vetmi të cilin ka frikë Rama dhe që rrëzoi Bashën”-tha Goxhaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu