Azem Sadiku dhe pëkrahësit e tij ja organizojnë tubimin dhe ja mbushin sallën “Grupit te Musës” (FOTO)

Ditën e sotshme i ashtuquajturi ‘Grupi i Zjarrit’ në BDI me në krye Musa Xhaferin, Izet Mexhitin, Kastriot Rexhepin, Blerim Bexhetin, Nevzat Bejtën dhe disa ish funksionarë të tjerë kanë mbajtur tubimin e parë në teren duke filluar nga Studeniçani.

InfoShqip mëson se vendi ku është mbajtur ky tubim është i një personi të afërt me kryetarin e komunës të Studeniçanit Azem Sadiku, i cili vjen nga rradhët e PDSH, ku pastaj kaloi në ASH dhe së fundmi ka filluar të filtrojë edhe me “Grupin e Zjarrit” dhe në tubimin e sotshëm shumica e të pranishmëve ishin përkrahësit e këtij të fundit.

Përndryshe Grupi i Zjarrit në BDI ka dërguar edhe disa mesazhe nëpërmjet këtij tubimi të cilat mendohet të jenë drejtuar kryetarit Ahmeti për ndryshime në udhëheqësinë e partisë. /InfoShqip.com

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu