Azemi del me propozim për grevën në arsim: Qeveria e SBASHK-u të merren vesh për shumën 75 euro

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka ardhur me një propozim të ri për të ndalur grevën në arsim.

Përmes një postimi në Facebook, Azemi ka thënë se palët duhet të pranojnë që greva të ndalet për një shumë prej 75 eurove.

“Si sindikalisti më i vjetër aktiv në Kosovë, kam të drejtën të bëj një propozim që asnjërës palë mund të mos i pëlqejë. Lidhur më ngërçin e dialogut që i ka përfshi dy palët, propozojmë që shuma e rritjes së pagës të jetë prej 75 euro në mënyrë që ky kaos të eliminohet”, thuhet në propozimin e Sindikatës së Sektorit Privat.

Azemi përmes një letre publike drejtuar kryeministrit Albin Kurti ka kërkuar “llogari” në lidhje me trajtimin e punëtorëve të sektorit privat.

“1. Asnjëherë nuk u deklarove pse në spitale, QMF dhe ambulanta kur pagove mjekët, infermierët, nuk pagove stafin mbështetës ose më mirë të themi punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik”.

“2. Nuk na dhatë mundësinë e aplikimit për herë të dytë për ata punëtorë që gabuan gjatë mbushjes së formularit për 100 euro që i ndatë për punëtorët e sektorit privat të Kosovës. Ato mjete a ma mirë ka qenë të jenë në llogari të fukarasë apo të shtetit”.

“3. Pse na ndëshkove me kushtëzim për dhënien e stimulimit nga 50 euro për punëtor duke na kushtëzuar me kompanitë private, ç’faj kemi ne që na dënoni kështu”, thuhet në njoftimin e sindikatës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu