Babai i Isuf Kokës: Ma arrestuan djalin duke mbrojtur pronën dhe Skënderbeun

Biznesmeni Alush Koka, babai i shqiptarit të arrestuar gjatë protestave në Shkup kërkon që djali i tij të lirohet nga burgu.

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, biznesmeni thotë se djali i tij, Isuf Koka ishte detyruar të gjuajë me armë në ajër për të zmbrapsur huliganët që kishin nisur dëmtimin e hotelit të tij. Sipas tij, gjithçka ka qenë për vetëmbrojte dhe nuk ka pasur asnjë skenar.

Ai nënvizon se shteti nuk ka reaguar asnjëherë për të identifikuar personat që kryejnë akte të tilla, si shkatërrim i pronave të shqiptarëve.

Djalin e kanë marrë, e kanë arrestuar menjëherë. E mora vesh prej rrjeteve sociale që diçka po ndodhte në objektin tim. Menjëherë erdha, ishte turmë e madhe, polici. Më treguan që më arrestuan edhe djalin. Ne ke kemi informuar policinë 2-3 ditë më parë edhe gojarisht. E dinim që do kishim pasoja se huliganë nuk janë vetëm sot. Këta kanë përdorur dhunë edhe në parlament, kanë përdorur dhunë në pronat shqiptare. Askush nga shteti nuk ka marrë pjesë për t’i identifikuar kush janë ata njerëz. Nuk jam kundra protestuesve, por mos bëjnë dëm ndaj provave tona”, u shpreh ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu