Babai i Khabib e fton McGregor në Dagestan: Është i mirëpritur në shtëpinë time

Pavarësisht fjalëve të rënda që Conor McGregor ka thënë karshi babait të Khabib Nurmagomedov, ai shprehet se nuk ka asnjë inat me sportistin irlandez. Abdulmanap Nurmagomedov, babai i kampionit të botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, i ka shtrirë dorën irlandezit, duke thënë se e ka falur. Jo vetëm kaq, por ai e ka ftuar të vijë në shtëpinë e tij në Dagestan, për ta takuar dhe… për t’u stërvitur së bashku.

“Të dashur miq. Unë e kam bërë edhe më parë një ftesë, që e përsëris edhe sot. Unë ftoj të vijnë në Dagestan Oleg Taktarov dhe Conor McGregor, që të marrin pjesë në turneun që do të organizojmë. E kam thënë edhe më parë, që e kam falur Conor për të gjitha fyerjet dhe fjalët që ka thënë kundër meje. E rëndësishme është që njerëzit të jenë dashamirës me njëri-tjetrin”, u shpreh Abdulmanap Nurmagomedov.

Khabib mundi me “KO” në raundin e katërt McGregor, në eventin UFC-229 që u zhvillua më 6 tetor në Las Vegas, ku mes dy sportistëve e stafeve përkatëse nisi edhe një sherr masiv pas duelit. Pas atij incidenti, babai i Khabib e ka kritikuar djalin për sjelljen që ka bërë, ndërkohë që sot ka ftuar në Dagestan, vendlindjen e tyre, Conor McGregor, ish-kampionin e botës, duke thënë se është gati ta ndihmojë në stërvitje. /Telesport/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu