Babai i Khabib mesazh Conorit në Instagram, thotë se djalin e tij do ta dënojë më shumë se UFC-ja

Conor McGregor është një nga ata që i pëlqen të flas shumë para përballjeve, në mënyrë që meçet të marrin më shumë vëmendje.

Kështu irlandezi bëri edhe ndaj Khabib Nurmagomedov, por me raste nuk munguan edhe ofendimet.

Por, në fund rusi iu përgjigj në oktagon duke e detyruar Conorin ta dorëzojë duelin në raundin e katër, ndërsa pas kësaj Khabib filloi një përleshje masive me skuadrën e Conorit.

Në konferencën për media Nurmagomedov tha Conor dhe skuadra e tij gjatë gjithë kohës e kanë fyer atë dhe familjen e tij.

Gjithsesi e gjitha kjo duket se do t’i përkas së kaluarës pasi babai i Khabib, Abdulmanap Nurmagomedov, nëpërmjet një postimi në Instagram ka vendos ta falë Conorin për të gjitha:

“Paqja qoftë mbi ju. E fali Conor McGregorin për të gjitha çka kanë ndodhur në të kaluarën. Tani duhet të analizojmë gjithçka çfarë ndodhi dhe të marrim mësim”.

Ndërsa për median ruse Ren TV, Abdulmanap, ka thënë se disiplina është gjëja kryesore që ai dëshiron te skuadra e tij dhe se do ta dënojë djalin e tij më shumë se UFC-ja.

“Do jem shumë i ashpër, e kam paralajmëruar. Për mua, disiplina vjen e para. Në oktagon mund të bësh çfarë të duash, por jo dhe jashtë. Aty është kufiri pasi ka dhe fëmijë, gra dhe njerëz të rëndomtë. Sanksionet e mia për Khabib do të jenë shumë më të mëdha se ato të UFC-së”, ka thënë Abdulmanap. /Telegrafi

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu