Babai i Khabib vdes pas një beteje të gjatë me sëmundjen dhe komplikimeve me coronavirusin

Babai i Khabib Nurmagomedov, Abdulmanap, ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen infektive të coronivirusit i njohur ndryshe si Covid-19.

Abdulmanap, i cili ishte edhe trajneri i kampionit Khabib Nurmagomedov, vdiq në një spital në Moskë për shkak të komplikimeve të Covid-19, në moshën 57-vjeçare.

Ai pësoi një sulm në zemër pasi u diagnostikua me coronavirus dhe kjo kërkonte një operacion urgjent.

57-vjeçari u vendos dy herë në gjendje kome, ndërsa situata e tij u cilësua si “serioze, por e qëndrueshme”.

Por, sot (e premte) raportohet se Abdulmanap ka vdekur në mënyrë tragjike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu