Baçev: Ivanov të kërkojë mbledhje në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ta rrëzuar marrëveshjen e Prespës

Kryetari i partisë “Maqedonia e vetme”, Janko Baçev në konferencë për shtyp tha se “dje ndodhi një nga tradhtitë më të mëdha në historinë më të re të Maqedonisë. Shërbyesi i huaj Zoran Zaevi dhe 81 deputetë bënë tradhti kombëtare ndaj popullit maqedonas dhe shtetit maqedonas me votimin e ndryshimeve kushtetuese ku fshihet gjithçka që është maqedonase”.

Sipas tij asgjë nuk ka mbaruar ndërsa kryetari Ivanov menjëherë duhet të shkruaj letër Kombeve të Bashkuara ku do t’i njoftojë se marrëveshja nuk është e vlefshme dhe se nuk është respektuar rezultati i referendumit më 30 shtator.

açev shton se në një situatë të këtillë Ivanov duhet të kërkojë rrëzimin e kësaj marrëveshje në Këshillin e Sigurimit.

“Luftojmë të mos fshihemi si popull maqedonas dhe duhet të ndërmarrim gjithçka me me çdo çmim për ta mbajtur pasqyrën dhe dinjitetin e shtetit”, tha mes tjerash kryetari i partisë pro-ruse, Janko Baçev.

Sipas tij qeverisja e re legale do ta anulojë marrëveshjen e Prespës ndërsa kryetari Ivanov duhet të bëj gjithçka që deri në fund të mandatit ta mbajë anën e popullit maqedonas. Në fund ‘Maqedonia e vetme” e mbështet kërkesën e OBRM-PDUKM-së për zgjedhje të parakoshme kuvendare së bashkë me ato për kryetar shteti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu