Baçevit i pengojnë minaret e larta, kërkon përgjegjësi penale për ata që lejuan ndërtimin e tyre

Një nga politikanët më kontrovers në Maqedoninë e Veriut është sigurisht, Janko Baçev i cili së fundmi ka kandiduar për kryetar të komunës së Ohrit.

Në një postim në Facebook, Baçevi-t i ka dalë punë me minaret e xhamive nga ku thirret ezani.

Ai thotë se gjatësia e lejuar sipas vendimit të fundit të marrë në këshill është 3.3 metra e deklaron se kjo nuk po respektohet, njofton News33.

Shton se nëse e merr mandatin do të kthej fuqinë e ligjit dhe nuk do të lejojë që minaret të ngritën më 33 metra lartësi.

Vendimi i Këshillit të Komunës së Ohrit sipas të cilit minarja duhej të ishte 3.3 metra. Por dikush, në rrethana të pashpjegueshme deri tani në atë kohë, fshin presjen dhe minarja ngrihet në 33 metra. Unë premtoj se nëse fitojmë besimin në zgjedhjet lokale në Ohër, ne do të zbatojmë fjalë për fjalë vendimin e marrë tashmë nga Këshilli i Ohrit për lartësinë e minares. Gjithashtu, duhet të ketë dhe do të ketë përgjegjësi për falsifikimin”, ka shkruar Baçev. /News33


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu