Sonte në protestat e iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” që janë mbajtur në Shkup, kanë marrë pjesë edhe disa bagera.
Ekskavatorët kanë qëndruar pranë Parlamentit, të cilët së bashku me disa protestues maqedonas kanë paralajmëruar se ata janë të gatshëm për çdo çmim të mbrojnë Maqedoninë siç thonë ata nga platforma tiranase.
Mesazhe për ruajtjen e shtetit unitar, gjuhës, flamurit dhe stemës, si dhe kërkesën për mospranimin e deklaratës së Tiranës, dërguan përkrahësit e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” në ditën e 39-të edhe në disa qytete tjera të Maqedonisë./TetovaSot/














