Bajram Begaj është nën hetim? SPAK i jep fund dyshimeve (FOTO)

Menjëherë pasi kryeministri Edi Rama bëri të ditur emrin e kandidatit Bajram Begaj për Presidenti të Republikës së Shqipërisë, nisën dyshimet se gjeneralmajori ishte nën hetim nga SPAK.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ndaj Begajt nuk ka asnjë hetim, ndaj ai nuk ka asnjë pengesë ligjore për të Kreu i ri i Shtetit.

Më datë 23 maj, SPAK i ka kthyer vetë përgjigje Artur Meçollarit në cilësinë e kallëzuesit, dhe thotë se janë regjistruar dy procedime penale, por në dokument nuk ka emra konkretë.

Momentalisht pengasa e vetme për Begajn është mos zhdekretimi nga poziconet e tij aktuale nga presidenti Meta, cili ndodhet në Stamboll.

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla në mbledhjen e sotme u shpreh se ka një zgjidhje për këtë, por akoma nuk bëhet e ditur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu