Bakayoko: Faleminderit Milan!

Tiemoue Bakayoko është i kënaqur me transferimin e tij te AC Milani.

Mesfushori i Chelseas iu bashkua Milanit për një sezon të gjatë në formë huazimi, por me opsionin për të bërë në fund marrëveshjen të përhershme, transmeton portali arbresh.info.

“AC Milan, faleminderit që me besove mua dhe për të gjithë mbështetjen. Ne jemi të gatshëm për sezonin e ri”, ka shkruar Bakayoko në rrjete sociale.

Mesfushori do të bartë fanellën me numër 14 te gjiganti italian.

Bakayoko kreu dje stërvitjet e para te klubi i ri duke iu bashkuar bashkëlojtarëve të rinj nga ora 17:30./arbresh.info


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu