Bale i kalon testet mjekësore te Tottenham, në pritje të zyrtarizimit

Gareth Bale ka mbërritur në Londër nga Madridi, ku i ka kaluar testet mjekësore te Tottenham Hotspur.

Sulmuesi uellsian u largua nga Real Madrid dhe do të rikthehet në Spurs si huazim një vjeçar.

Ai tanimë ka kaluar testet mjekësore te Spurs dhe është në pritje të zyrtarizimit nga klubi.

Bale udhëtoi për në Londër me një aeroplan privat së bashku me shokun e skuadrës Sergio Reguilon.

Edhe mbrojtësi spanjoll do t’i bashkohet Tottenhamit nga Los Blancos.

Sipas asaj që ka raportuar Sky Sports, Bale dhe Reguilon janë vetëm disa orë larg zyrtarizimit si futbollist të ri të Spurs.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu