Balenciaga prezanton çantën që duket si një pako patatinash Lay’s

Shtëpitë e famshme të modës po nxjerrin gjithnjë e më shumë tendenca të çuditshme. Ndër to është padyshim dhe Balenciaga, e njohur për krijimet e pazakonta si çanta që duket si një qese mbeturinash apo vathët si lidhëse këpucësh. Megjithatë, me krijimin e ri ka tejkaluar çdo pritshmëri.

Gjiganti i modës ka krijuar një çantë që duket si patatina Lay’s. E quajtur “Lay’s bag”, çanta ka mahnitur shumë fashionista pasi u ekspozua në Javën e Modës në Paris. Çanta e sapo lançuar, e cila ka zinxhir në pjesën e sipërme, është një nga koleksionet Summer 23 të kompanisë luksoze spanjolle.

Çanta e radhës e domosdoshme e Balenciaga, Lay’s-Branded Bag”, shkroi drejtori kreativ i Balenciaga-s, Demna Gvasalia në faqen e tij zyrtare në Instagram.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu